PYETJA:
I nderuari hoxhë! A u lejohet meshkujve që të mbajnë zinxhirë?
PËRGJIGJJA:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Krijuesit të qiejve dhe të tokës, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Dije se mbajtja e zinxhirit për zbukurim është e ndaluar, sepse kjo është karakteristike për gratë dhe numërohet në përngjasimin e tyre. I Dërguari (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) i ka mallkuar meshkujt që u përngjajnë grave. Ndalesa dhe mëkati është më i madh nëse zinxhiri është prej arit dhe atëherë meshkujve ajo u ndalohet për dy arsye: E para, se është prej arit dhe e dyta, se bie në përngjasimin e grave.
Veprimi është edhe më i urryer nëse zinxhiri është me fotografi të kafshës apo njeriut. Mirëpo, më keq dhe më neveritëse është nëse në të ka kryq. Grave u ndalohet që të mbajnë stoli me figurë, pa marrë parasysh a është ajo fotografi e kafshës apo njeriut. Allahu (subhane-hu ve te’ala) e di më së miri. 301
Shejh ibën Uthejmini




