Shejh Sulejman Er-Ruhejli – Allahu e ruajtë – ka thënë:

Kushdo që gjen një hajmali apo diçka tjetër që është përdorur për magji, nuk duhet ta hapë menjëherë, por fillimisht duhet të lexojë mbi të suren El-Felek, En-Nas, El-Ihlas dhe Ajetul-Kursij, sepse ndonjëherë mund të jetë e mbrojtur (e lidhur me ndonjë mbrojtje).

Nëse hapet para leximit, mund të shkaktojë dëm.

Pas leximit të sures mbi të, mund ta hapë me leje të Allahut, dhe siguria nga dëmi është që ta lexojë mbi të këto sure, pastaj ta djegë ose ta shkatërrojë duke e lagur e shpërbërë me ujë, së bashku me leximin (e ajeteve), derisa të mos mbetet asgjë prej tij.

Dhe kështu, me lejen e Allahut, zhduket ndikimi i saj.

Përkthim
Hoxhë Sinan Rushiti