Pyetja:
A lejohet disa thënie shumë të vlefshme që i gjej në Kuranin Famëlartë t’i nënvizoj që ta kem më lehtë t’i gjej apo që dikush pas meje të lexoj dhe ta ketë më lehtë për t’i gjetur këto këshilla të vlefshme për jetën tonë?
***
Përgjigjja:
Së pari, libri që po lexon, në fakt, nuk është Kurani, por përkthimi i kuptimeve të tij, pasi Kurani është fjala e Allahut në gjuhën arabe, që i zbriti Profetit tonë si shpallje. Dhe përkthimet asnjëherë nuk janë origjinali dhe nuk mund të quhen si vetë Kurani. Gjithsesi besoj se kjo gjë dihet.
Së dyti, lejohet të nënvizohet libri në fjalë, për arsyen që thashë më sipër, si dhe për arsyen se nënvizimi i një libri të tillë nuk konsiderohet si mungesë respekti ndaj tij, përveç faktit që kjo gjë e ndihmon njeriun t’i rikthehet më kollaj disa pjesëve të veçanta të tij.
Allahu e di më së miri.
Justinian Topulli