Pyetja:
A lejohet t’iu japim mes’h çorapeve që kanë vrima dhe janë shumë të holla?
***
Përgjigjja:
Është e lejueshme të fshihet mbi to, në vend të larjes së këmbëve, nëse janë mbathur duke qenë në gjendje pastërtie, përveç nëse vrimat janë më të mëdha sesa që është zakonisht e pranueshme, apo çorapët janë aq të holla, saqë këmbët do të duken si të zhveshura, ngaqë e tregojnë ngjyrën e lëkurës nën to.
Komisioni i Përhershëm për Fetva 5/246