Pyetje: A lejohet vendosja e tablove në mure në të cilat janë shkruar Emrat e Allahut?

Përgjigja:

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

– Dijetarët e kanë ndaluar një veprim të tillë, sepse me vendosjen e këtyre tablove nëpër mure, në të cilat janë shkruar Emrat e Allahut, duke qënë se qëllimi i vendosjes së tyre është kryesisht dekorimi dhe zbukurimi, jo përkujtimi, nuk shprehet madhështia e Allahut dhe e Emrave të Tij dhe ekspozohen ndaj një lloj mospërfillje dhe përçmimi.
Aq më tepër nëse në këto vende në të cilat janë të vendosura këto tablo me Emrat e Allahut mund të ketë harame, gjëra të ndaluara dhe të pahijshme.

– Në lidhje me Emrat e Allahut Profeti ynë, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, na udhëzoi që t’i mësojmë ato dhe kuptimet e tyre duke adhuruar Zotin me to dhe duke e njohur Atë përmes tyre duke thënë:

( إِنَّ لِلَّهِ تِسْعَةً وَتِسْعِينَ اسْمًا مِائَةً إِلَّا وَاحِدًا مَنْ أَحْصَاهَا دَخَلَ الْجَنَّةَ )
“Allahu ka  99 Emra, njëqind pa një. Kush i mëson dhe i përmend ato (duke besuar në kuptimet e tyre dhe duke vepruar sipas tyre), do të hyjë në Xhenet.”
(El-Bukhari (2736); Muslim (2677)).

○ Ndërsa varja e tablove me Emrat e Allahut nëpër mure, ose zbukurimi i shtëpive me to nuk të ndihmojnë as në mësimin e tyre dhe as në adhurimin e Allahut me këto emra.

Allahu e di më së miri!

Përgjigje nga Adelina Kuçana