Përgjigjja: Ajo e kupton këtë me ndërprerjen e gjakut përmes dy shenjave:

E para: Ta shohë lëngun e bardhë, që del pas menstruacioneve, i cili mund të jetë edhe me ngjyrë jo të bardhë. Ngjyra e këtij lëngu mund të ndryshojë varësisht gjendjes së grave.

E dyta: Tharja. Kjo nënkupton vendosjen e ndonjë pambuku apo lecke në vendin e gjakderdhjes së menstruacioneve. Nëse del e thatë, pa pasur asgjë në të, as gjak e as lëng të verdhë apo të turbullt, nënkupton se ajo është pastruar.

“Udhëzime rreth dispozitave të veçanta për besimtaret”