Pyetja:
Xhamitë e muslimanëve sot a janë të drejtuara fiks drejt Qabes apo janë në drejtim të saj? E nëse janë fiks në drejtim të Qabes, a është kështu edhe safi apo vetëm një pjesë e tij?
***
Përgjigjja:
Së pari Profeti ﷺ, ka thënë: “Çka është mes lindjes dhe perëndimit është kible.” [1]
Qëllimi i këtij hadithi është Medineja, dhe mes lindjes dhe perëndimit për Medinen është jugu (dmth., Qabja për banorët e Medines është në drejtim të jugut), ajo është drejtimi i kibles (për ta). Prandaj dijetarët tanë kanë thënë: T`ja qëllosh drejtimit të kibles është e mjaftueshme.
Po ai që është në Jemen? Nuk bën për ta lindja dhe perëndimi. Lindja dhe perëndimi për Jemenin nuk është kibla por drejtimi i kundërt i kibles.
Kush e shikon Qaben nuk i mjafton atij drejtimi drejt saj, por detyrë për të është që të kthehet kah Qabja dhe ta ketë atë përballë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi ta shohë atë i mjafton drejtimi i saj, dhe nuk e ka obligim të jetë i drejtuar fiks mu te Qabja. Nëse e di se ku është fiks drejtimi i Qabes, atëherë e ka obligim ta pasojë atë. Dhe sot nëpërmjet metodave gjeografike bashkëkohore kudo që të jetë njeriu ka mundësi të përcaktojë saktësisht vendndodhjen e Qabes dhe jo thjesht drejtimin e saj. Nëse na bëhet e qartë vendndodhja e saktë e kibles është detyrë për ne që të drejtohemi fiks drejt saj, e nëse nuk e dimë na mjafton drejtimi kah ajo.
Në vendin tonë ka disa xhami të vjetra të kohës së osmanëve, kibla e të cilave nuk është krejtësisht e saktë, e disa të tjera më keq: nuk janë as fiks drejt e te Qabja e as në drejtim të saj, janë shumë larg. Pranda nëse na bëhet e qartë se ne nuk falemi as fiks ku ndodhet Qabja e as në drejtim të saj, detyrë për ne është që të drejtohemi drejt saj.
Pra ajo që bëjnë imamllarët, inxhinierët dhe ndërtuesit kur përcaktojnë drejtimin e kibles, kjo nuk mjafton (sh.p.: kur ata kanë mundësi të përcaktojnë fiks vendndodhjen e saktë të Qabes). Nëse me kalimin e kohës bëhet e qartë se ka qenë gabim, Allahu fal për namazet e kaluara. Ajo që është detyrë për ne është drejtimi drejt vendodhjes së Qabes, ose të jemi në drejtim të saj. Drejtimi mjafton.
Shejh Mesh’hur Hasen
Përktheu: Udha e Besimtarëve
——————————-
[1] Muslimi