Pyetja: Një person e ka diplomën e universitetit të falsifikuar megjithatë është punësuar me të, një tjetër ka kandiduar me diplomë të saktë të universitetit por, ka mashtruar në disa provime të saj dhe i treti e ka bërë falsë një letër nga ato dokumentet që kërkohen për punë si: dëshmia e specializimit. Tërë këta janë duke punuar dhe e kanë kuptuar punën e tyre por, çka të bëjnë personat në fjalë pasi që janë penduar nga veprimi i tyre? Duke e ditur se disa janë të punësuar si punonjës publik dhe disa në kompani private.

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut …

Këtë pyetje ia kemi parashtruar Shejh Muhamed b. Salih El Uthejminit dhe është përgjigjur (Allahu e mëshiroftë):

“Çdo gjë që ndërtohet mbi të kotën, është e kotë. Këta duhet ta përsërisin provimin e diplomës mbi të cilën edhe marrin pagat e tyre. Por, nëse paramendohet se nuk kanë mashtruar në provimin e diplomës por, kanë mashtruar në periudhat para saj, shpresoj te Allahu që kjo të mos ndikojë negativisht.

Pyetësi: Por, diploma jepet për të gjitha lëndët e mësuara gjatë viteve të shkollimit.

Përgjigja: Atëherë, nuk ju lejohet puna përderisa nuk e përsërisin provimin në formën e tij të saktë.

Pyetësi: Nëse tash praktikisht i ofrohet universitetit dhe iu thotë se dua ta përsërisë provimin do t’i thonë se ligji i universitetit nuk ta lejon ty këtë?

Përgjigja: Atëherë, jep dorëheqje nga puna dhe punon në bazë të diplomës në të cilën nuk ka mashtruar, si diploma e shkollës së mesme p.sh.

Pyetësi: Ai tash thotë: Unë tashmë e kam kuptuar punën tërësisht dhe përvoja ime në punë më aftëson që ta punojë atë qoftë edhe pa diplomë?

Përgjigja: Atëherë, paraqitet para përgjegjësve aty ku punon dhe ju thotë se çështja është kështu e kështu. Nëse ia lejojnë atij të vazhdon duke u mbështetur në atë se e ka përsosur punën e tij shpresoj që në këtë të mos ketë problem.