Pyetja:
A lejohet në vend të muzikës të vendoset ezani si zile në celular?
***
Përgjigja:
Kjo është nënçmim për ezanin dhe Kuranin fisnik. Prandaj nuk bën dhe nuk duhet të merret Kurani për zile. Disa thonë: Kjo është më e mirë se muzika!
Themi: A je ti i detyruar të vendosësh muzikë në celular?! Lëre muzikën, dhe vendos diçka tjetër për zile. Diçka që nuk është muzikë e as Kuran, por vetëm zile.
Shejh Salih el Feuzan, “Mexhel letud da’uetu lil lah” nr. 2097
Përktheu: Emin Bilali