Pyetje: A mund të falem në të njëjtin rresht me djalin dhe me bashkëshortin tim në shtëpi? A mund të falem në vende të hapura (p.sh. përtokë) ose rrugës kur jam në udhëtim dhe nuk gjej ndonjë vend të caktuar për falje?
Përgjigja: Kur një femër dhe një mashkull falen pas të njëjtit imam, femra muslimane duhet të qëndrojë në rreshtin pas meshkujve, përfshirë edhe fëmijët meshkuj. Pra, në këtë rast, nuk është e lejuar që të falesh në të njëjtin rresht me djalin dhe bashkëshortin, ose përpara tyre, por duhet të qëndrosh në rreshtin pas tyre. Përjashtime janë rastet e domosdoshme si në grupime të mëdha njerëzish (si në Qabe gjatë haxhit) ku lejohet që femrat të falen në të njëjtin rresht me meshkujt ose para tyre. Ky rregull është për të siguruar përulësinë dhe vëmendjen e duhur gjatë namazit(takimit me Allahun)
Kur femra dhe mashkulli falen secili më vete, nuk ka problem që femra të falet në të njëjtin drejtim ose para një mashkulli që po falet.
Nëse një femër falet si imam për femrat e tjera, ajo mund të qëndrojë në mesin e tyre në të njëjtin rresht – që është më e mira – ose para tyre, siç qëndron imami mashkull.
/Jeta e Vërtetë/