Pyetje: A konsiderohet dhënia mësim e lëndëve të fesë nëpër shkolla dhe fakultete thirrje në fenë e Allahut, duke ditur se mësuesi merr rrogë mujore për këtë?

Përgjigje: Nuk ka dyshim se mësimi i fesë është diçka e pëlqyer dhe konsiderohet prej kërkimit të dijes. Por, a konsiderohet kjo thirrje në fenë e Allahut?. Kjo varet nga mësuesi. Nëse mësuesi e shfrytëzon rastin e ndodhjes mes nxënësve duke i drejtuar për në të mira e bëhet për ta shembull i mirë në punën e tij, natyrisht që kjo është thirrje në rrugë të Allahut.

Ndërsa nëse ua jep mësimin ashtu thatë, thjesht ua lexon e ua shpjegon dhe kaq, sikur ky mësim të ishte thjesht teori, kjo ndoshta nuk mund të quhet thirrje në rrugë të Allahut. Pra, nëse mësuesi është si ai i pari, ky është thirrës në rrugë të Allahut edhe pse mund të marrë rrogë për këtë, por kjo nuk e dëmton. Shumë prej njerëzve ftojnë në rrugë të Allahut, me paraqitjen e tyre e jo me fjalë. Te shumë prej nxënësve të fesë shikon shenjat e dijes dhe të adhurimit, dhe njerëzit e marrin si shembull më shumë se ai që flet.

 

Muhamedi ibn Salih el-Uthejmin

*Shkëputur nga libri Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime