Pyetja:
A mund ti fillojmë shkrimet tona me fjalën: Bismilahi Err-rrahmani Err-rrahim?
***
Përgjigjja:
Është nga suneti përdorimi i Bismilahit në çdo lloj shkrimi me rëndësi, sepse Profeti ﷺ me këtë fjalë i fillonte shkresat e tij, gjithashtu përcillet se ai ka thënë. “Çdo çështje e rëndësishme që nuk fillon me Bismilah, është e mangët.”
Allahu na dhëntë sukses, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Muhamedin ﷺ, familjen dhe shokët e tij.
Komisioni i dijetarëve për fetva dhe kërkime, Fetvaja 9644
(Abdullah bin Gudejan; AbduErr-rrezak Afifi; Abdu El-Aziz bin Abdullah bin baz)
Përktheu: Muhamed Estrefi