Pyetja:

Kam lexuar se një nga pasojat e mëkatit është dënimi nga Allahu dhe humbja e bekimit dhe për këtë shkak kam qarë me frikë. Ju lutem më këshilloni!

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Padyshim se bërja e mëkatit është një nga shkaqet e zemërimit të Allahut dhe të humbjes së bekimit dhe ndalimit të shiut dhe të kapjes nga armiku. Allahu thotë në Kuran:
Dhe vërtet Ne i dënuam popullin e Faraonit me vite thatësire dhe me mungesë frutash (të mbjella), që ata të përkujtohen (të kenë kujdes)”. (Araf, 130)

Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. Allahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.” (Ankebut, 40)

Ka shumë ajete të ngjashme. Dhe është transmetuar në një hadith sahih se Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Njeriu mund të privohet nga furnizimi për shkak të mëkateve që ai bën.” [1] Pra, çdo burrë dhe grua muslimane duhet të ruhen nga mëkati dhe duhet të pendohen nga mëkatet që kanë bërë në të kaluarën, duke menduar pozitivisht për Allahun, duke shpresuar në faljen e Tij dhe duke iu frikësuar zemërimit dhe ndëshkimit të Tij. Allahu thotë në Librin e Tij të Shenjtë për robërit e Tij të drejtë: “Vërtet, ata nxitonin për të bërë vepra të mira, na thërrisnin me shpresë e frikë dhe përuleshin para Nesh.” (Enbija, 90)

Dhe Allahu thotë në Kuran: “Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t’iu ruajtur.” (Isra, 57)

Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Teube, 71)

Megjithatë, është urdhëruar për burrat dhe gratë muslimane që gjithashtu të ndjekin të mirat që i ka lejuar Allahu, duke shpresuar tek Ai dhe duke i’u frikësuar Atij, duke ndjekur të lejuarat, ndërkohë që kanë besim tek Allahu dhe duke u varur nga Ai për t’iu sjellë atë që shpresojnë. dhe duke u ruajtur nga ajo që i frikësohen, sepse Ai është Gjithmonë i Përgjegjshëm dhe Më Bujari.

Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret.” (Talak, 2-3)

E kush i frikësohet Allahut, Ai ia lehtëson çështjen.” (Talak, 4)

Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur, 31)

Pra, duhet të pendoheni tek Allahu për çfarëdo mëkati që keni bërë në të kaluarën dhe të jeni të palëkundur në bindjen ndaj Allahut, duke menduar pozitivisht për Të dhe duke i’u frikësuar zemërimit të Tij. Jini të gëzuar dhe shpresoni për një fund të mirë.

islamqa.com

—————————————–

[1] Ahmedi (5/277 dhe 280, 282), Tirmidhiu (4/448) dhe Ibën Maxhe (1/350)

Comments are closed.