Pyetja:

Nëse agjëruesi pjesën më të madhe të ditës e kalon duke pushuar shkaku i urisë dhe etjes që e kaplon, a ndikon kjo në vërtetësinë e agjërimit?

***

Përgjigjja:

Jo. Kjo gjë nuk ndikon në vërtetësinë e agjërimit. Mirëpo ka shpërblim e jo pakësim të shpërblimeve. Në lidhje me këtë që thamë, Aishja transmeton se Pejgamberi ﷺ, ka thënë:
“Shpërblimi yt është aq sa je lodhur (në varësi të lodhjes dhe mundimive)”. [1]

Njeriu aq më shumë që lodhet duke adhuruar Allahun, aq më shumë shpërblehet.
I lejohet muslimanit që ta largojë lodhjen gjatë agjërimit me flladitje me ujë apo edhe duke qëndruar në vende me fllad dhe freski.
Allahu është më i Dituri!

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad Shabani