Pyetja:

A obligohet marrja e abdesit apo të qenurit me abdes, nëse duam ta kryejm tavafin rreth Qabes?

***

Përgjigjja:

Sipas mendimit më të saktë te dijetarëve nuk obligohet marrja e abdesit për kryerjen e tavafit rreth Qabes. Edhe nëse e kryen haxhiu tavafin rreth Qabes pa abdes, tavafi i tij është i saktë. Sepse, nuk ka argument që e kushtëzon marrjen e abdesit për kryerjen e tavafit rreth Qabes.

Njëherit ky është edhe mendimi i Shejhul Islam Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë.
Marrja e abdesit për tavaf është sunet muekked (sunet i fortë), nuk i takon muslimanit apo haxhiut ta anashkaloj abdesin, nëse dëshiron të kryej tavafin rreth Qabes. Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Gjëja e parë që bëri Pejgamberi ﷺ kur erdhi në Qabe ishte marrja e abdesit dhe pastaj e bëri tavafin rreth Qabes.” [1]

Duke e ditur që në kohën e haxhit ka shumë njerëz dhe vështirësohet marrja e abdesit, atëherë themi se nëse njeriu gjatë tavafit e prish abdesin e tij (liron gazra) tavafi i tij është i saktë sipas mendimit të shumicës së dijetarëve. Mirëpo, nuk themi se abdesi duhet të anashkalohet nga çdo kush që dëshrion kryerjen e tavafit në Qabe, duke dashur t’i ikim mospajtimeve të forta e të shumta të ulemave në lidhje me këtë çështje.

Kurse, nuk obligohet marrja e abdesit për kryerjen e Sa’jit mes Safas dhe Mervas, sipas mendimit unanim të dijetarëve.

Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed

Përktheu: Suad B. Shabani

——————————————————————————

[1] Buhariu: 1536; Muslimi: 1235.