Pyetja:

A lejohet të falesh në një sixhade ku ka rënë një pikë urinë ose më shumë dhe tashmë ajo është terur, apo duhet larë ajo që namazi të jetë i vlefshëm?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Tharja e urinës nuk e bën të pastër rrobën në të cilën ka rënë ajo, përveçse fukahatë theksojnë se nëse është bërë derdhja e urinës në tokë (dhe) dhe kalon një kohë e gjatë e i bie dielli atij vendi, atëherë ata thonë se në këtë rast pastrohet toka me rrezet e diellit të cilat arrijnë në të dhe nëse kalon kohë.

Kurse nëse urina bie në rrobë, atëherë duhet ta pastrojmë atë rrobë. Në këtë rast nuk kërkohet që të pastrohet e tërë rroba, por mjafton të pastrohet vetëm pjesa në të cilën ka rënë urina. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Burimi: klubikulturor.com

www.islamifejaevertete.com