Përgjigje:

Nëse e lexojmë këtë ajet: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë detyrim sikurse ishte detyrim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (el-Bekare 183), e kuptojmë urtësinë e të detyruarit të agjërimit, e cila është devotshmëria dhe adhurimi i All-llahut. Devot- shmëria është lënia e harameve, e kjo përfshin veprimin e urdhërave dhe largimin nga të ndaluarat.

Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush nuk i largohet fjalëve të kota, punëve të kota dhe injorancës, le ta dijë se All- llahu nuk ka nevojë që ky njeri të largohet nga haja dhe pija”. (Buhariu)

Me këtë, përforcohet kërkesa që agjëruesi duhet t’u largohet fjalëve dhe veprave të ndaluara. Nuk bën t’i përgojojë njerëzit, të gënjejë, të futë përçarje apo të shesi në mënyrë të palejuar.

Pra, duhet t’u largohet të gjitha harameve.

Nëse njeriu gjatë një muaji të plotë, i vepron të gjitha urdhërat dhe largohet prej të gjitha ndalimeve, padyshim do të jetë në rrugë të drejtë edhe në pjesën tjetër të vitit. Mirëpo fatkeqësisht te shumë njerëz nuk kanë dallim ditët e agjërimit me ato kur nuk agjëron. Ata vazhdojnë me adetin e tyre me vepra harame siç janë rrena, tradhtia etj, tek ata nuk mund të vëresh qetësinë e agjërimit.

Sidoqoftë, këto vepra nuk e prishin agjërimin, mirëpo ia pakësojnë sevapin, bile ndoshta edhe ia humbin tërë sevapin e agjërimit.

Nga Shejh Uthejmini / “Kushtet e fesë”