Shejh Muhamed ibën Salih, elUthejmin, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Sa i përket urtësisë së obligimit të nxjerrjes së Zekatul-Fitrit, për urtësinë e saj veçse është transmetuar një hadith nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, hadith që e transmeton Ibën Abbasi, radijAllahu anhuma, ku thotë: “E ka bërë obligim i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem Zekatul-Fitrin si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të ndyra, si dhe ushqim për të varfrit” (Ebu Davud 1609; Ibën Maxheh 1827).

Kjo është urtësia, është pastrim për agjëruesin, sepse agjëruesi nuk shpëton dot gjatë agjërimit të tij nga fjalët e kota dhe të ndyra, nga fjalët e ndaluara, andaj ky, Zekatul-Fitri e pastron agjërimin.

Gjithashtu, ky është ushqim për të varfrit në këtë ditë(ditën e Fiter Bajramit) kështu që të jenë pjesëmarrës me të pasurit në gëzimin e festës së tyre.

(elXhami li ‘Ahkami fikhis-suneh 2/127)

Përktheu: B. Gj.