Pyetja:

A prishet agjërimi i Ramazanit nga pështyma? Fakti është që mua më del shumë pështymë nga goja, veçanërisht kur lexoj Kuranin në xhami, e cila edhe më bezdis.

***

Përgjigjja:

Që agjëruesi të gëlltitë pështymën e tij kjo nuk ia prish atij agjërimin, pavarësisht nëse pështyma të cilën ai e gëlltit është shumë ose pak dhe pavarësisht nëse kjo ndodh në xhami ose jo. Megjithatë, nëse është një kelbaz shumë i madh dhe rrëshqitës nuk duhet ta gëlltisësh atë dhe nxjerre jashtë, ose hudhe në një faculetë nëse je në një xhami.

Fetua el-Lexhnah ed-Daimeh (10/270)