Pyetja:

Përse ne e adhurojmë Allahun? A e adhurojmë Atë nga dëshira për xhenetin e Tij apo nga frika prej zjarrit?

***

Përgjigjja:

Pyetja juaj përqendrohet rreth asaj që është transmetuar nga Rabi’ah el-Adeuijjeh se, kur ajo e luste Allahu, thoshte: “Unë nuk të adhuroj nga shpresa për xhenetin Tënd e as nga frika ndaj zjarrit Tënd; unë të adhuroj vetëm sepse ti meriton të adhurohesh.”

Realiteti i kësaj çështjeje e cila është transmetuar në këtë fjali nga Rabi’ah – dhe këtu nuk na intereson vërtetësia e këtij transmetimi, sepse po shikojmë në atë çka thuhet, jo kush po e thotë – është se kjo fjali shkon kundër gjendjes së natyrshme të njeriut, që unë e konsideroj të jetë prirja natyrore e njeriut (fitra), d.m.th. ajo që personi ta adhurojë Allahun sipas pikëpamjes së Rabi’as, nëse kjo i është atribuuar saktësisht asaj. Personi e adhuron Allahun nga shpresa dhe nga frika, dhe kjo është diçka me të cilën Allahu i përshkruan robërit e Tij në Kuranin Fisnik. S’ka mundësi që një person të lirohet nga frika ndaj një gjëje aq kolosale dhe të lemerishme; s’ka mundësi, përveç nëse ai del nga gjendja (natyra) e qenies njerëzore, dhe ne këtu kemi të bëjmë me njeriun. Pra, shikoni Musën, për shembull, atë që Allahu i Madhëruar i foli, kur Allahu i tuboi atë dhe magjistarët e Faraonit dhe ata dolën me magji që ua mori mendjet të pranishmëve, përfshirë këtu dhe Musën, për të cilin Zoti i krijimit tha në Kuranin fisnik: ”Dhe ai ndjeu frikë në veten e tij. Ne thamë: ’Mos u frikëso. Vërtet, ti do të fitosh.” (TaHa, 6768)

Pra, Musën e zuri frika nga magjia e atyre magjistarëve, e cila ishte një iluzion, por, megjithëkëtë, frika është në natyrën e njeriut. Për këtë shkak, kur personi i frikësohet një bishe, një luani, një hiene, magjisë së magjistarit e kështu me radhë, atëherë si mund të mos i frikësohet ndëshkimit të Zotit të krijimit? Dhe si mund të mos shpresojë për lumturinë e përjetshme që është tek Allahu? Kurrqysh s’ka mundësi që personi të lirohet nga kjo. Pra, ai e adhuron Allahun duke shpresuar të fitojë xhenetin e Tij dhe duke iu frikësuar zjarrit të Tij. Nga ky shkak, kur Pejgamberi ﷺ e përshkroi vetveten, ai u përmendi diçka atyre që tani nuk po më kujtohet … (ai tha): ”Pasha Allahun, unë jam më i devotshmi dhe që më së shumti i frikësohem Allahut prej jush.” Pra, ai (ﷺ) i frikësohej Allahut. Atëherë, si mund të parafytyrohet që një person i cili e adhuron Allahun, të mos i frikësohet Atij? Kjo është e pamundur!

Shejh Albani, el-Huda uen-Nur, 261