Pyetja:

Pejgamberi ﷺ ka thënë: Qeni i zi është shejtan. A mund të na shpjegoni diçka rreth këtij hadithi dhe si të veprojmë kur të shikojmë një të tillë?

***

Përgjigja:

 

Në hadithin ku thuhet: “Qeni i zi terr, është shejtan” [1] mund të jetë për qëllim se shejtani ka marrë formën e qenit, ose ka hyrë te një qen i tillë që është komplet i zi terr, ose se një qen i tillë ka qenë shejtan në origjinë dhe Allahu e ka shndërruar në qen. Por çfarëdo që të jetë për qëllim, e rëndësishme është se ky qen prish namazin nëse kalon para atij që falet, dhe duhet vrarë nëse është i dëmshëm për njerëzit. Allahu është i Gjithëdijshmi.

Bledar Haxhiu

——————————–

[1] Muslimi