Pyetja:

A duhet t’i falim teravitë në xhamitë ku bëhen bidate apo më mirë në këto raste është t’i falim vetëm të qetë në shtëpi?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Faluni atje ku falen muslimanët. Pejgamberi ﷺ tha: “Nëse e falin mirë mirë për ata dhe ju, e nëse e falin keq  mire ju e keq për ata.” E nëse ka probleme, atëherë nëse nuk çon në fitne ose dëmtimin tuaj si muslimanë faluni diku tjetër e nëse ju jep leje imami të faleni pasi të ketë mbaruar xhemati 30 minuta, s’ka asgjë nëse bëhet me gjuhën e kompromisit.

Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja