Pyetja:

A jemi të obliguar apo është e pëlqyeshme të bëjmë gjak (kurban me ndonjë pulë, zog apo diçka e ngjashme) natën e parë të ramazanit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut Muhamedit ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Jo vetëm që nuk jemi të obliguar, po bërja e këtij veprimi duke menduar se është afrim apo vepër e mirë është humbje e bidat! Po nëse dikush e bën këtë se njerëzit kanë agjëruar për t’i ushqyer mirë, s’ka asgjë, lejohet, madje merr dhe shpërblim; pra, siç e shikon nijeti është tepër i rëndësishëm.

Imam dr. Ahmed Kalaja