Pyetja:

A është e vlefshme që gruaja të kontribuojë bashkë me burrin e saj në koston e blerjes së një dashi për kurbanin e Bajramit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari: Një dele ose dash vlen vetëm për një personi, kështu që nuk vlen që dy persona të marrin pjesë në kurbanin e një dele ose të një të shtate të lopës ose devesë. Kjo ndarje ose partneritet nuk lejohet. Ndarja ose partneriteti që lejohet është ndarja e shpërblimit, në kuptimin që një burrë ofron një kurban dhe lejon familjen e tij të marrë pjesë në shpërblim, ose një grua ofron një kurban dhe lejon burrin e saj të ndajë në shpërblim.

Ibnul Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Mësimi i Profetit ﷺ është se kurbani i një dele është i pranueshëm në emër të një njeriu dhe në emër të anëtarëve të familja e tij, edhe nëse janë të shumtë në numër, siç ka thënë Ataa ibn Jesari: “E pyeta Ebu Ejjub el-Ensarin: ‘Si ishin kurbanet në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ?’ Ai tha: ‘Një burrë bën kurban një dele për vete dhe për anëtarët e familjes së tij, dhe ata hanë prej saj dhe japin një pjesë të saj.’ Tirmidhiu tha: “Ky është hadith sahih hasen.” [1]

Ibn Rushdi ka thënë: “Dijetarët janë pajtuar njëzëri se një dash është i pranueshëm vetëm në emër të një personi, përveç asaj që ka transmetuar Maliku se është e pranueshme që njeriu ta sakrifikojë atë për vete dhe për anëtarët e familjes së tij, por jo me anë të ndarjes së kostos; përkundrazi kjo vlen nëse e blen vetë. Kjo për shkak të transmetimit të Aishes, sipas të cilit ajo tha: ‘Ne ishim në Mina dhe na sollën pak mish viçi. Ne thamë: “Çfarë është kjo?” Ata thanë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ofruar kurban në emër të grave të tij.” [2] 

Thuhet në Tuhfat el-Muhtaaj (9/349): “Një dele ose një dhi është e pranueshme vetëm për një person, sipas konsensusit të dijetarëve, dhe nuk është e pranueshme për më shumë se kaq. Në fakt, nëse çifti bën kurban dy dele, duke e ndarë koston mes tyre, kjo nuk është e pranueshme, sepse asnjëri prej tyre nuk ka bërë kurban një dele të tërë. Hadithi “O Allah, kjo është në emër të Muhamedit dhe ummetit të Muhamedit” duhet kuptuar si shpërblim i përbashkët, gjë që është e lejuar. Prandaj ata thanë: ‘Dikush mund t’i lërë të tjerët të marrin pjesë në shpërblimin e kurbanit të tij (udhijeh)…’

Së dyti: Gruaja mund t’i japë një pjesë të parave të saj burrit të saj, në mënyrë që ai të mund të blejë një kurban dhe të jetë ai që do ta ofrojë atë, dhe ai mund ta lërë familjen e tij të ndajë në shpërblim. Ose anasjelltas, që ai t’i japë para, në mënyrë që kurbani të bëhet prej saj dhe ajo ta lërë burrin të ndajë në shpërblim.

Shpërblimi është, në parim, për atë që ofron kurban; sa i përket personit tjetër (që është pjesë e shpërblimit), ai përfshihet si vartës në këtë veprim. Nëse gruaja e ndan koston e kurbanit me burrin e saj, duke synuar ta ndihmojë atë për ta blerë atë, sepse ai nuk ka para të mjaftueshme, atëherë nuk ka asgjë të keqe në këtë.

Shejh ‘Abd al-Kerim elHudejri (Allahu e ruajttë) u pyet: ‘Cili është vendimi që unë të ndaj me gruan time në kurban? Dhe cilat janë vendimet që lidhen me këtë?’

Ai u përgjigj: “Kurbani mjafton në emër të tij dhe të anëtarëve të familjes së tij. Pra, nëse burri e ofron në emër të tij dhe në emër të anëtarëve të familjes së tij, kjo është e mjaftueshme dhe gruaja nuk ka pse të bëjë kurban në emër të saj. Kjo vlen përveç nëse ajo që nënkuptohet është që ai të paguajë gjysmën e çmimit dhe ajo të paguajë gjysmën tjetër, në mënyrë që ata të ndajnë në të mbi këtë bazë

Parimi themelor është që të ofrohet në emër të kryefamiljarit – burrit – dhe bashkë me të përfshihen gruaja dhe fëmijët e tij. Por nëse kjo është për ta ndihmuar atë, sepse ai nuk mund të përballojë çmimin e kurbanit dhe gruaja e tij dëshiron ta ndihmojë atë me shpenzimet, atëherë nuk ka asgjë të keqe me këtë.”

Allahu e di më së miri.

islamqa.info

——————————————-

[1] Zaad al-Ma‘aad (2/295).

[2] Bidajet el-Muxhtehid (2/196).

Comments are closed.