Pyetje: A i lejohet njeriut të flejë duke qenë xhunub?
Përgjigje: Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, të Vetmit. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe mbi shokët e tij! E më pas…
Është e lejuar që njeriu të flejë duke qenë xhunub, por më e përshtatshme dhe e këshillueshme është që të flejë pas larjes së organit dhe marrjes së abdesit si për namaz. Kjo bazohet në atë që transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të), e cila ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dëshironte të flinte dhe ishte xhunub, ai e lante(pastronte) organin e tij dhe merrte abdes si për namaz.” {Muslimi 1/170}
Komisioni i perhershem per studime dhe fetva