Pyetja:
Një person, ka fëmijë për të cilët nuk ka bërë akika në lindjen e tyre, për shkak të varfërisë në atë kohë. Pasi kaluan disa vite, Allahu i dha pasuri, a mund të bëjë tani kurban për ta?
***
Përgjigjja:
Nëse gjendja e tij tani është ndryshuar për mirë financiarisht, atëherë le të bëjë akika për çdo djalë nga dy desh dhe për çdo vajzë nga një dash.
Komisioni i Përhershëm për Fetva 11/441-442
Shejh Ibn Uthejmini thotë:
Nëse bën kurban për fëmijë tani, është diçka e mirë përderisa nuk ka qenë i njohur me rregullat, apo e ka neglizhuar duke thënë se e bëj nesër dhe kështu i kanë ikur vitet. Po nëse ka qenë i varfër atëherë kur është bërë me fëmijë, nuk ka pse e bën tani (akikan, kurbanin).
Likau Bab Meftu: 2/17-18
Përktheu: Ylli Rama