: Ai që udhëton në një vend dhe vendos ë qendroj atje për një kohë të caktuar, a konsiderohet mysafir?
Përgjigja: Mysafirit i ndërpriten rregullat e udhëtimit me dy gjëra: me kthimin e tij në shtëpi dhe kur bën nijet qëndrimin në një vend.
Kështu, ata të cilët udhëtojnë për studime, për punë, për vizita etj dhe bëjnë nijet qëndrimin për një kohë të caktuar, nuk konsiderohen mysafirë.
Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) është pyetur për ata që shkojnë për kurse studimi gjashtë apo shtatë muaj dhe ka thënë se këta nuk konsiderohen udhëtarë pasi që kanë bërë nijet të qëndrojnë.
Shih: “Silsilet el-huda ue En-Nur kaseta nr: 71”.
Ndërsa ajo që ka ardhur në disa hadithe të Profetit alejhi selam se ka shkurtuar Namazin (dmth: ka përdorur lehtësimet e mysafirit) njëzet ditë në Tebuk apo nëntëmbëdhjetë ditë në Meke apo nga disa prej sahabëve si Ibn Umeri gjashtë muaj në Azerbajxhan etj, është për atë që pret për të kryer nevojat e tij dhe nuk di se kur do të mbarojë punë.
▪️Si përfundim, ai që bën nijet qëndrimin për një kohë të caktuar në një vend dhe stabilizohet dhe e di se kur do të kthehet, atëherë ai nuk është më mysafir.
Disa dijetarë si Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) i vejnë një kufi 4 ditor qëndrimit të mysafirit i cili nëse i plotëson ato nuk është më mysafir.
Ai citon:
“Ndërsa ai që qëndron për një kohë të gjatë për studime apo për nevoja të tjera ose ka vendosur të qëndrojë gjatë, është detyrë për të që ta plotësojë namazin. Të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve, sepse origjina në lidhje me njeriun rezident është që ai ta plotësojë namazin. Domethënë, kur vendos të qëndrojë në një vend më shumë se katër ditë, atëherë është detyrë për të ta falë namazin plotësisht, qoftë për shkak të studimeve apo për ndonjë arsye tjetër.”
Shih Mexhmu Fetaua Ibn Baz 12: 275.
Dr. Abdullah Nabolli