Pyetje
Çfarë duhet të bëj nëse gruaja ime refuzon marrëdhëniet intime, duke thënë se është e sëmurë, dhe ne kemi marrëdhënie vetëm një herë çdo dy muaj?
Përgjigje
Falënderimi i plotë i takon Allahut, Zotit të botëve. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi(alejhi selatu ue selam) është robi dhe i Dërguari i Tij.
Nëse gruaja juaj është e sëmurë dhe marrëdhënia intime i shkakton dëm, atëherë nuk ka faj nëse ajo refuzon kërkesën tuaj, pasi në këtë rast ajo është e arsyetuar sipas ligjit islam. Megjithatë, nëse nuk ka ndonjë arsye të vlefshme për ta refuzuar kërkesën tuaj, atëherë ky veprim konsiderohet një lloj mosbindjeje (nushuz), e cila është mëkat dhe sjell pasoja të rënda në fenë islame.
Duhet ta sqaroni se ajo është e obliguar t’ju bindet në këtë çështje, përveç nëse ka një arsye të ligjshme si menstruacionet, agjërimi i detyrueshëm, sëmundja etj. Nëse ajo nuk ka ndonjë arsye të justifikueshme dhe vazhdon të këmbëngulë në refuzimin e saj, atëherë keni të drejtë të veproni sipas rregullave të trajtimit të një gruaje me sjellje të tillë, përfshirë distancimin nga ajo në shtrat etj.
Përveç kësaj, nëse keni mundësi të martoheni me një grua tjetër, mund ta konsideroni këtë opsion. Në të kundërtën, ju këshillohet të bëni durim, të ruani pastërtinë shpirtërore, të largoheni nga vendet e tundimeve, të agjëroni shpesh, të mbani veshin dhe shikimin larg haramit dhe të angazhoheni me gjëra të dobishme për jetën tuaj.
Allahu e di më së miri.
Burimi: islamweb.net
Solli në gjuhen shqipe: pergjigje.net




