PYETJA:
I nderuari hoxhë! Çfarë duhet të bëjë personi (që nuk është falur), i cili kur hynë në xhami, e takon një falës i cili është duke lexuar në vetvete dhe pastaj personi që vjen nuk e di se ai a e falë farzin apo nafilen? Pra, si duhet të veprojë falësi ndaj njeriut (që kishte ardhur)? Nëse është duke e falur farzin, vallë duhet t’i japë shenjë që t’i bashkëngjitet, e nëse është duke falur nafilen, t’ia bëjë me shenjë të mos bashkëngjitet?
PËRGJIGJJA:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të qiejve dhe të tokës, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Kështu, është e vërtetë se mospërputhja e nijetit të imamit me nijetin e xhematliut nuk ndikon në saktësinë e namazit. Pra, personit që e falë farzin i lejohet që të falet pas atij që e falë nafilen, siç kishte vepruar kështu Muadh Ibën Xhebeli (radiallahu anhu) në kohën e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem). Dua të them, ai së bashkë me të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) e kishte falur jacinë, pastaj ishte kthyer te xhemati i tij dhe ua kishte falur (si imam) namazin e njëjtë. Namazi i dytë ishte nafile, ndërsa për të tjerët ishte namaz farz.
Prej argumentit bëhet e qartë se nëse dikush hynë në xhami derisa ti je duke e falur farzin apo nafilen dhe të bashkëngjitet ty që të faleni me xhemat, atëherë veprimi i tillë do të jetë në rregull. Ti nuk je i obliguar që t’ia bësh me shenjë që të të bashkëngjitet ty. Përkundrazi, ai le të bashkëngjitet dhe le të falet me ty aq sa mbërrin. Pasi që ta kryeni namazin, ai duhet të ngrihet dhe ta falë atë që i ka ikur prej namazit, pa marrë parasysh a e ke falur ti farzin apo nafilen.
Shejh ibën Uthejmini




