Pyetja:

Çka duhet të bësh kur hidhërohesh?

***

Përgjigjja:

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“I fortë s’është ai, që mund dhe mposhtë kundërshtarin. Por, i fortë është ai, që kontrollon vetveten në hidhërim”. [1]

Pra, i fortë s’është dikush që i mund njerëzit dhe i përlan ata, por është ai që “… kontrollon vetveten në hidhërim”. Domethënë, ai përmbahet dhe e ndal vetveten gjatë rasteve kur hidhërohet.
Kontrollimi i vetvetes gjatë hidhërimit konsiderohet cilësi e mirësjelljes. Kështu, nëse hidhërohesh, mos lë që hidhërimi të depërtojë, por kërko shpëtim te Allahu nga dreqi i mallkuar. Nëse je në këmbë, ulu. Nëse ju ulur, shtrihu. Dhe nëse hidhërimi vjen duke u shtuar, atëherë merr abdes, derisa të të largohet.

Shejh Ibn Uthemin, “Mekarimul-Akhlak (fq. 32-35)

——————————-

[1] Buhariu dhe Muslimi