Pyetja:

Çfarë do të thotë bidat dhe si e trajton sheriati bidatin?

***

Përgjigjja:

Fjala apo nocioni bidat në domethënien etimologjike do të thotë shpikje apo risi.

Në terminologjinë e sheriatit bidat do të thotë metodë e shpikur në fe, që nuk është e njëjtë me sheriatin, nëpërmjet të cilit synojmë afrimin tek Allahu.

Sheriati Islam e ka gjykuar rreptë bidatin dhe i thërret besimtarët të pasojnë rrugën e drejtë, gjegjësisht sunetin e Pejgamberit ﷺ. Allahu i Madhëruar ka thënë: “… le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit), se ata do t’i zërë ndonjë telash, ose do t’i godasë dënim i hidhët.” (Nur: 63)

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush shpikë një vepër që nuk është pjesë e fesë sonë, ajo është e refuzuar.” d.m.th. e pa pranuar. [1]

——————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi