Me lejen e Allahut, motra dhe bashkëshorti i saj dëshirojnë të ndërtojnë një shtëpi. Para se të fillojnë ndërtimin, ata duan të dinë nëse ka ndonjë dua specifike që duhet të thuhet dhe nëse duhet të ndjekin ndonjë proces tjetër islam.

Pergjigje:
Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s. familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Njeriut që hyn në shtëpi të re i rekomandohet të thotë këtë lutje: Eudhu bi kelimatil-lahi ttammati min sherri ma halek- “Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar.” Imam Muslimi transmeton  prej Havla bint Hakimi, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Zotit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, të thotë: “Kush zbret në ndonjë vend për të (kaluar natën gjatë udhëtimit ) dhe pastaj thotë: kërkoj strehim me fjalët e përsosura të Zotit nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar, nuk do ta dëmtojë asgjë atë derisa të largohet nga ai vendqëndrim“.  Ky hadith edhe pse në radhë të parë nënkupton atë që qëndron në një vendqëndrim të përkohshëm si udhëtari etj megjithatë të vepruarit me të edhe prej atij që do të hyjë në shtëpinë e tij të re është në frymën e këtij hadithi, prandaj konsiderohet e preferuar të thuhet.

Poashtu të sygjerojmë që gjatë hyrjes së parë të thuash lutjet që preferohen të thuhen saherë që njeriu hyn në shtëpi e të cilat i gjen nëpër librat dhe aplikacionet e duave.
Poashtu sugjerojmë të lexoshë diçka nga Kur’ani, veçanërisht suren El-Bekare, për të dëbuar shejtanët dhe për të mbrojtur shtëpinë prej tyre. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varre, pasiqë shejtani ikën nga shtëpia në të cilën lexohet sureja El-Bekare.” ( Sahih Muslim)

Vallahu teala A’lem.

 

Burimi: pergjigje.net