Përgjigjja: Syefaqësia depërton në adhurim në tri mënyra:
-
Kur shtytës dhe motiv për adhurim është syefaqësia, siç është rasti, fjala vjen, për njeriun i cili falet vetëm sa për ta parë njerëzit dhe për ta lëvduar për namaz. Namazi i këtij njeriu është i papranuar.
-
Që syefaqësia të depërtojë gjatë faljes së namazit. Në fillim motiv ishte sinqeriteti për Allahun por gjatë faljes së namazit i është përvjedhur edhe syefaqësia. Ky adhurim nuk shpëton dot nga njëra prej dy gjendjeve:
a) Që pjesa e parë e adhurimit të lidhet me pjesën e fundit por e para është e pranuar ndërsa e fundit e refuzuar. Kjo i ngjan shembullit të atij që ka 100€ të cilat i jep për Allahun lëmoshë por me dy këste; 50€ i jep për Allahun sinqerisht ndërsa 50€ tjera i jep për syefaqësi. Pjesa e parë është lëmoshë e sinqertë ndërsa pjesa tjetër është e refuzuar për shkak se është përzier me syefaqësi.
b) Që pjesa e parë e adhurimit të lidhet me pjesën e fundit, dhe në këtë rast njeriu nuk mund t’i iki dot njërës prej dy rasteve:
I. Ta largojë dhe urrejë syefaqësinë dhe të mos mbështetet assesi në të. Nëse bën kështu, atëherë syefaqësia nuk ka mundësi të ndikojë në adhurimin e tij aspak ngase Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “Allahu ia ka falur ummetit tim ato gjëra që iu sillen ndër mend por nuk i veprojnë e as nuk i flasin”.
II. Të mbështetet në këtë syefaqësi dhe të mos e largojë atë. Në këtë rast i tërë adhurimi i tij prishet ngase pjesa e parë është lidhur me të fundit. Shembulli i kësaj është sikur njeriu të fillojë me namaz sinqerisht por në rekatën e dytë i depërton edhe syefaqësia kështu që përfundimisht namazi i tij refuzohet ngase pjesa e parë e adhurimit është ndërlidhur me të fundit. -
Që syefaqësia të depërtojë pas përfundimit të adhurimit. Kjo nuk ndikon aspak në të dhe nuk e zhvleftëson në asnjë mënyrë adhurimin ngase ai u krye në mënyrë korrekte. Syefaqësi nuk është nëse njeriu gëzohet kur njerëzit njoftohen me adhurimin e tij ngase kjo ndodhë pasi që ai ta përfundojë namazin. Po kështu nuk është syefaqësi nëse njeriu gëzohet për faktin se kryen lutjet fetare ngase një gjë e tillë është dëshmi e besimit të tij. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:” Kë e gëzon mirësia e tij dhe e shqetëson mëkati i tij, ai është besimtar. Madje kur ishte pyetur për një gjë të tillë kishte thënë: Kjo është myzhdeja e përshpejtuar e besimtarit.
Shejh Uthejmini
Burimi: http://www.yaqob.com
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI




