Falënderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Ajo që është e ligjësuar të bëhet gjatë eklipsit të diellit ose hënës kur të shihet dhe të bëhet i qartë, janë dhjetë gjëra të preferuara (sunete):
1. Namazi i eklipsit.
2. Sadakaja.
3. Lirimi robërve, që është pjesë e sadakasë, pra diçka e veçantë nga ajo e përgjithshmja.
4. Përmendja e Allahut (dhikri).
5. Tekbiri (fjala: “Allahu Ekber”), që është pjesë e dhikrit, pra diçka e veçantë nga ajo e përgjithshmja
6. Lutja (duaja).
7. Frika dhe përulësia (para Allahut të Lartësuar).
8. Kërkimfalja (istigfari), që kur përmendet (në tekstet fetare), përfshin edhe pendimin, e rezultat i saj është frika dhe përulësia.
9. Këshilla (hutbeja) e imamit pas namazit, që njerëzit ta dëgjojnë.
10. Kthimi tek Allahu i Lartësuar me adhurime e nënshtrim dhe afrimi tek Ai me vepra të mira. Ajo që duket në pamje të jashtme është se hadithet përmendin shembuj të veprave të mira, kësisoj ato janë më parësore të veprohen, meqë tekstualisht janë përmendur. Por këtu tërheqim vërejtjen se të gjithë veprat e mira bëjnë pjesë këtu. Kthimi tek Allahu me adhurim dhe nënshtrim, largimi nga kjo botë dhe mëkatet për hir të kënaqësisë së Allahut të Lartësuar.
Dijetarët tanë të fikhut e kanë sqaruar këtë. Në librin el Mugni thuhet: “Pëlqehet përmendja e Allahut të Lartësuar, lutja, tekbiri, kërkimfalja, sadakaja, lirimi i robërve dhe afrimi tek Allahu me çfarëdo vepre të mirë që mundet.” (“El Mugni”, 2/316)
Ndërsa në librin el Ikna dhe shpjegimin e tij thuhet: “Pëlqehet përmendja e Allahut, lutja, kërkimfalja, tekbiri, sadakaja, lirimi i robërve dhe afrimi tek Allahu me çfarëdo vepre të mirë që mundet.”
Shejh Abdurrahman Uedan Deuseriu
Përktheu: Hoxhë Mr. Burim Koçinaj
https://t.me/hoxheburimkocinaj




