Pyetje: Çfarë është hija që është përmendur në hadith: Shtatë (kategoritë e njerëzve), të cilët do të jenë në hijen e Allahut në ditën ku nuk ka hije, përveç hijes së Tij.

Përgjigje: Ajo që nënkuptohet me hijen në hadith është hija e Fronit të Mëshiruesit (të Madhëruar). Ky shpjegim është i bazuar në hadithin e transmetuar nga Selmani (radija Allahu anhu) në (Sunnen Said bin Mensur) i cili thotë:

“Shtatë (kategoritë e njerëzve) do të jenë nën hijen e Fronit (Arshit) të Allahut …” 

Ndërsa El-Hafidh Ibn Haxher (Allahu e mëshiroftë) e konsideron zinxhirin e këtij hadithi të jetë Hasen (i mirë) në El-Fet-h vol. 2, faqe: 144.

Përveç kësaj, El-Hafidh Ibn Rexhebi (Allahu e Mëshiroftë) në fund të shpjegimit të tij në hadithin e përmendur (në Sahihun e Buhariut vol. 6, faqe: 51.) thotë: Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu e kanë transmetuar këtë hadith, të cilin Tirmidhiu e konsideron të jetë autentik nga Ebu Hurejre (radija Allahu anhu), i cili tregon se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kushdo që i jep afat borxhliut, apo ja falë borxhin atij, do të jetë nën hijen e Fronit, Ditën e Gjykimit.” (Ahmedi, Darimiu, Ibn Ebi Shejbeh, Bagaviu, Bejhekiu).

Ky hadith është dëshmi se hija e Allahut është hija e Fronit të Tij.

Ibnul-Kajimi (Allahu e mëshiroftë) e ka përmendur të njëjtin shpjegim në librin e tij ‘El-Uabilus-Sajjib’ dhe në fund të librit të tij ‘Raudatul-Muhibbin’.

 

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 19939.