Pyetja:

Çfarë është prekja prej xhindeve dhe cilat janë shenjat më kryesore të kësaj prekje?

***

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ!

Së pari: Kuptimi i prekjes prej xhindeve (messit)

Termi “mess / prekje prej xhindeve” është një term sinonim i artikulimit arab “ŠARĂ”, me të cilin nënkuptohet edhe prekja apo ndikimi që xhindët bëjnë tek njeriu në situata të caktuara; ku më konkretisht me të synohet epilepsia, e cila në të shumtën e rasteve shkaktohet nga xhindi (shejtani) që pushton mendjen, zemrën ose trupin e një  njeriu, por ndodh edhe për shkaqe të tjera si defekte a dobësi në organet mentale apo fiziologjike (trupore) të njeriut; dhe në fakt shumë prej njerëzve e ngatërrojnë këtë të fundit (epilepsinë organike) me të parën (epilepsinë prej xhindeve).

Fjala “prekje prej shejtanit” është shpjeguar qartë në thënien kuranore: “Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet.” (Bekare: 275) ; efekti “marrosje / çmendje” i ardhur në këtë thënie kuranore, përkon me kuptimin gjuhësor të fjalës arabe “mess / prekje e njeriut prej xhindeve”.

Është e udhës që para se të flasim për simptomat e “messit / prekjes prej xhindeve”, të tregojmë se çfarë është messi dhe si ndodh ai; më konkretisht, ekspertët muslimanë të kësaj fushe e përkufizojnë messin (prekjen prej xhindeve) si: “qepja e xhindit pas njeriut, pasi njeriu e lëndon (dëmton) atë; ose për shkaqe si dashuria e flaktë për njeriun etj.”

Ndërsa sa i përket mënyrës sesi ndodh prekja prej xhindeve, ekspertët muslimanë thonë, se kjo ndodh ashtu që pasi njeriu lëndon (dëmton) një prej xhindëve të lig (të këqij), ky i fundit ia kthen lëndimin (dëmtimin) njëlloj ose më keq, duke i shkaktuar njeriut:

Rasti i parë: Prekje (ngacmime) nga jashtë; të cilat ndodhin kur njeriu e lëndon (dëmton) xhindin dhe ky i fundit tenton të hakmerret e t’ia kthejë këtë njëjtë ose më ashpër dhe pasojat në këtë rast janë prekje (ngacmime) nga jashtë që xhindi i bën njeriut; këto prekje i takojnë dy llojeve kryesore:

(a) të përkohshme – kur lëndimi (dëmtimi) që njeriu i ka bërë xhindit ka qenë i lehtë dhe xhindi ia kthen në të njëjtën masë ose pak më shumë; gjë e cila vazhdon vetëm për pak kohë;

(b) të vazhdueshme – (së pari) kur lëndimi (dëmtimi) që njeriu i ka bërë xhindit ka qenë i konsiderueshëm, xhindi nuk i ndahet trupit të këtij njeriu me qëllim që t’ia kthejë lëndimin (dëmin) më ashpër, ndaj përpiqet ta dëmtojë këtë njeri me rrugë dhe forma të ndryshme të vazhdueshme; (së dyti) mundet që ky lloj i prekjes së njeriut prej xhindeve të jetë edhe për shkak se xhindi dashurohet pas njeriut apo për shkaqe të tjera, në këtë rast, me qëllim që ta zaptojë njeriun, xhindi mund t’i shfaqet personit në trajta të ndryshme si forma e qenit, maces apo forma të tjera tmerruese

Rasti i dytë: Zaptim i brendisë së njeriut dhe pleksje me unin e tij; që ndodh kur lëndimi (dëmtimi) që njeriu i bën xhindit është i rëndë dhe për pasojë xhindi hakmerret përmes prekjeve të tij që arrijnë deri në zaptimin e brendisë së njeriut (pushtimin e trupit të tij) dhe pleksjen (lidhjen e ngushtë) me unin e tij, duke i shkaktuar të prekurit epilepsi (sëmundje toke) aq sa kur kjo rëndohet njeriu nuk ndjen më; po kështu në këtë rast xhindi mund të flasë me gjuhën e të xhidosurit dhe ta rrëzoj e kalojë atë në gjendje të fikti; dhe kjo pleksje është tre llojesh:

(a) e përkohshme: xhindi ikën nga trupi i të sëmurit kur atij i bëhet rukje4 dhe kthehet përsëri pas kësaj;

(b) e vazhdueshme: xhindi nuk ikën nga trupi i të sëmurit edhe kur atij i bëhet rukje, por reziston gjatë dhe mund të sillet agresivisht, i gjendur në trupin e të xhidosurit;

(c) përqendrim i xhindit në gjymtyrë të caktuar, që është dy llojesh: (së pari) përqëndrim i palëvizshëm i xhindit në një gjymtyrë të caktuar prej trupit të të sëmurit dhe (së dyti) përqendrim i xhindit fillimisht në një gjymtyrë të caktuar të trupit të të prekurit prej këtij xhindi dhe pastaj kalimi i herëpashershëm nga një gjymtyrë në një gjymtyrë tjetër të trupit të personit të prekur nga ky xhind; simptomat e këtij përqendrimi mund të jenë dhimbjet e forta dhe ndonjë herë edhe paralizimi i gjymtyrës së trupit.”

Së dyti: Shenjat e prekjes prej xhindeve (messit)

Simptomat (shenjat) e prekjes prej xhindeve (messit), janë hipotetike (vlerësime të përafërta që i nxjerrim me mendje dhe që nuk hyjnë tek shkencat e sigurta). Këto simptoma mund të ndryshojnë, të shtohen apo pakësohen nga njër rast në një tjetër. Ato mund të shfaqen të gjitha ose disa prej tyre, në varësi të fuqisë së xhindeve që e kanë prekur personin.

Shenjat më të spikatura tek i prekuri prej xhindit/eve janë si vijon:

a. shmangia dhe përpjekja e madhe për t’u larguar nga ezani dhe Kurani;

b. rënia të fikët, ngërçi dhe gulçimi, epilepsia (sëmundja e tokës) dhe rënia përdhe; kur atij i lexohet Kuran;

c. shikimi i shumtë i ëndrrave të frikshme, dëshira për t’u vetmuar dhe izoluar, sjelljet jonormale;

d. kur i lexohet Kuran, mund të ndodhë që xhindi (shejtani) që e ka prekur, të flasë (me anën e gjuhës së tij).

Dr. Bashkim Aliu

————————–

 Rukje: Kurimi me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari, brenda normave ligjore islame.