Përkufizimi i trimërisë është të sakrifikosh jetën për fenë, për nderin, për mbrojtjen e fqinjit të shtypur, për atë që kërkon strehë nga padrejtësia, dhe për të ndalur padrejtësinë në pasuri, nder dhe në çdo rrugë të së drejtës – pa dallim nëse përballesh me pak apo shumë kundërshtarë.

Mospërmbushja e këtyre është frikë dhe dobësi.

Ndërsa ta flijosh veten për çështje të kësaj bote është marrëzi dhe çmenduri.

Edhe më i marrë është ai që e flijon veten për të penguar të drejtat e detyrueshme, për vete apo për të tjerët.

Por më të marrë se të gjithë janë disa njerëz që i kam parë vetë: ata nuk e dinë fare për çfarë e japin veten.
Ata herë luftojnë për Zejdin kundër Amrit, herë për Amrin kundër Zejdit – ndoshta brenda të njëjtës ditë!
E kështu rrezikojnë jetën pa kuptim, dhe përfundojnë ose në zjarr, ose në turp.

Për këta ka paralajmëruar i Dërguari i Allahut – paqja qoftë mbi të – kur ka thënë:
“Do tu vijë një kohë njerëzve, kur as vrasësi nuk e di pse vrau, dhe as i vrari pse u vra.”》

Burimi: Ibn Hazmi -Allahu e mëshiroftë-.
“Mudeuat en-Nufus”, Mjekimi i Shpirtrave.

Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli