Pyetje:
Ngjarjet rreth aksidenteve në trafik janë bërë shqetësuese si për vozitësit, po ashtu edhe për qytetarët. A keni një këshillë për ata që vozisin mjete motorike? Çfarë duhet pasur parasysh para se ta startojë veturën e tij?
Përgjigje:
Fillimisht, të mos vozisë ai që nuk ka leje. Pastaj, edhe ata që kanë leje, por nuk dinë të vozisin mirë.
Të mos nxitojnë në komunikacion, t’u japin përparësi atyre që e meritojnë, të mos e përdorin telefonin gjatë vozitjes, të mos merren me biseda apo të kërkojnë gjëra në veturë duke vozitur. Ka edhe shumë udhëzime të tjera të rëndësishme.
Ne, si muslimanë, nuk duhet ta harrojmë lutjen kur dalim nga shtëpia dhe as lutjen kur hipim në veturë.
Krejt këto gjëra do të na ndihmonin që të pakësohen aksidentet.
Nuk dua të flas për alkoolin e drogën, sepse zakonisht këto dy janë ndër shkaqet më të mëdha të aksidenteve.
Pastaj, grumbullimi i të rinjve apo të rejave për të bërë xhiro, për t’u gëzuar e duke dëgjuar muzikë me zë të lartë në veturë – e humbin kontrollin dhe ndodhin aksidente.
Allahu e ruajttë popullin tonë dhe e vetëdijësoftë!
Hoxhë Bekir Halimi




