Pyetje: Çfarë është vendimi mbi namazin në një tepi me foto të xhamive, kupole në të cilat ka varre, minare e të ngjashme?

Përgjigje: Për të bërë imazhe të cilat kanë qenie të cilat nuk kane shpirt është e lejuar, por të falesh mbi një tepi në të cilën ka imazhe të cilat nuk kanë shpirt është e urryer (mekruh). Arsyeja është se robi do të bezdiset. Megjithatë, namazi është i vlefshëm sipas  një transmetimi nga Ahmedi dhe Ebu Davudi në të cilën ‘Uthman bin Talha tregon se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e thirri atë pasi që kishte hyrë në Qabe.

Ai tha: “Unë pashë brinjë dashi kur unë hyra në shtëpi dhe harrova të urdhërojë ty që t’i mbulosh ato, pra mbuloji ato, pasiqë nuk është e përshtatshme që të ketë diçka në shtëpi që e bezdis robin.” (Ahmedi)

Ahmedi dhe Buhari transmetojnë nga Enesi se ai ka thënë:

“Aisha kishte një batanije që mbulonte një nga muret e shtëpisë dhe Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha asaj:

“Hiqe batanijen nga shtëpia jonë, imazhet e saj më bezdisën gjatë tërë namazit.” (El-Buhari 374 dhe 5959).

Ai urdhëroi që brirët të mbulohen dhe batanija të hiqet. Këtu bëhet e qartë se ato e bezdisin robin gjatë namazit.

Megjithatë, nuk është transmetuar se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e ka ndërprerë namazin  e tij për shkak të kësaj.

Buhari dhe Muslimi transmetojnë nga  Aishja se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) kishte veshur një këmishë me shenja dhe ai i shikoj me bisht të syrit këto shenja. Kur përfundoi namazin ai tha:

“Jepjani këmishën time Ebu Xhehmit dhe ma sjellni robën e thjeshtë pa shenja, sepse ajo më pengoi mua në namaz.” (El-Buhari 373, 752, 5817 dhe Muslimi, 556)

Këtu ka një paralajmërim nga ai për gjërat që pengojnë robin gjatë namazit. Megjithatë ai nuk ndërpreu namazin e tij. Kjo dëshmon se janë të ndaluara gjërat që bezdisin robin, si dhe aludon poashtu se namazi nuk prishet. Pra, do të thotë se namazi nuk prishet edhe pse ka bezdisje.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”