Kemi disa raste:
1. Leximi mbrapsht i fjalëve
Ky është një veprim haram dhe për këtë nuk kundërshton askush.
2. Leximi me renditjen mbrapsht të ajeteve
Pra, duke lexuar ajetin e fundit, pastaj të parafundit, e kështu me radhë. Edhe ky është një veprim haram, unanimisht, sepse cënon dispozitat e Kuranit e kuptimin që ai përcjell. Është transmetuar nga Ibn Mesudi i cili ka thënë: “Ai që e këndon Kuranin mbrapsht ai është zemër mbrapshtë dhe ky është një veprim që e kryejnë fallxhorët e idhujtarët.”
3. T’i këndosh suret jo me renditjen që janë në mus’haf
P.sh. të lexosh suren Al Imran pastaj suren Bekare. Ky është një veprim i lejueshëm dhe është njëri prej mendimeve të sjella prej Hambelijve, sepse Profeti (a.s) e ka vepruar diçka të tillë kur lexoi fillimisht suren Bekare, pastaj suren Nisa, pastaj suren Al Imran. E transmeton Imam Muslimi. Po kështu, Umer Ibn Hatabi lexoi në namazin e sabahut në rekatin e parë suren Kehf, pastaj në rekatin e dytë, suret Jusuf dhe Hud. E transmeton Buhariu mual-lekan.
4. Të lexosh në rekatin e parë fundin e sures dhe në rekatin e dytë fillimin e saj
Kjo është një vepër e papëlqyeshme sipas shumicës së dijetarëve të fikhut.
NGA FEHD IBN JAHJA EL UMARI “FURNIZIMI I LEXUESIT TË KURANIT”
Shkurtesë e punuar nga RUA BINT FEHD EL UMARI