Pyetje: Një burrë fali namazin e akshamit, dhe pas namazit zbuloi se mbi këmbën e tij kishte lëng që e ndalon abdesin (apo ujin e abdesit që të depërtojë në lëkurë), për shembull siç është qiriu. A është i saktë namazi i tij nëse ai merr vesh për diçka (të tillë) gjatë abdesit, porse nuk e shikon atë përveçse pas namazit?
Përgjigje: Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut. Ndërsa, lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij. E më pas:
Atij i obligohet që ta heqë atë gjë që e pengon depërtimin e ujit në lëkurë dhe të përsërisë abdesin dhe namazin.
E me ndihmën e Allahut vjen suksesi. Lëvdata e shumtë dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.
Burimi:
Fetaua El-Lexhnetu Ed-Daimeh lil-Buhuth El-Ilmije ue El-Ifta, pyetja nr: 7734.
Përktheu: Altin Dallashi


