Pyetje: a konsiderohet botimi i librave të sakta fetare nga dija që njeriu ia sheh hajrin edhe pas vdekjes së tij, dhe a hyn në dijen që përfitohet me të siç ka ardhë në hadith?
Përgjigjja: Botimi i librave të dobishme që njerëzit përfitojnë prej saj në çështjet e tyre të fesë dhe dynjasë konsiderohet nga veprat e mira (amelu salih) për të cilat njeriu shpërblehet në jetën e tij dhe sevapi i mbetet dhe i rrjedh atij përfitimi nga ajo edhe pas vdekjes së tij, meqë kjo pêrfshihet nga fjala e Pejgamberit alejhis selam -siç transmetohet nga hadithi i Ebu Hurejres, radijallahu anhu: “”Kur vdes njeriu veprat e tij i ndêrpriten veçse nga tri: Lëmosha rrjedhëse, ose dituria e cila përfitohet prej saj, ose fëmiu i devotshëm që lutet për të”. Tra.Muslimi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Imam Ahmedi.
Çdokush që ka kontribuar në nxjerrjen e kësaj dije të dobishme e arrin këtë sevap/shpërblim të madh, qoftë autori, ose mësuesi (i asaj dije), botuesi i saj në mes njerëzve, ai që e ka qit në dritë, ose ka marrë pjesë në botimin e tij, secili sipas mundit dhe pjesëmarrjes së tij në atë.
/El Lexhneh ed Daimeh, fetvaja nr.26002./



