Pyetje: Çfarë kuptimi ka fjala e Profetit alejhi selam kur tregon për syrin që nuk e prek Zjarri: “Një sy që qan nga frika prej Allahut”
A është fjala për një njeri që ka mëkatuar dhe i kujtohet Allahu dhe qan, apo është ndonjë kategori tjetër?
Përgjigje: Fjala El-Khashje me të cilën emërtohet frika prej Allahut të Lartësuar -siç thonë komentuesit e haditheve është frikë e lindur nga madhërimi dhe dituria.
Kështu që fjala e Profetit alejhi selam “Një sy që ka qarë nga frika e Allahut” do të thotë: ai që qan nga frika dhe shpresa prej Allahut të Lartësuar në raste si: pendimi, përkujtimi (dhikri), ose bindja dhe adhurimi ndaj Tij.
Kështu bazuar në këtë sqarim mund të themi se të qarët nga frika prej Allahut është një rreth i gjerë që përfshinë më shumë se një shkak dhe të qarët për shkak të ndonjë gabimi është një prej tyre.
Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli
Ballina Autorësia e fetvasë Hoxhë i vendit Çfarë kuptimi ka fjala e Profetit alejhi selam kur tregon për syrin...



