Pyetje:. A e kam rrogën hallall, nëse punoj me alkool një orë në javë?

Përgjigje:

Atë orë që punon me haram siç e ke përcaktuar shumë mirë, qoftë një orë në javë, pak më shumë apo pak më pak pjesën e asaj pagese apo të asaj ore nuk e merr për vete. Nuk e ushqen familjen tënde prej asaj as veten tënde, nuk vesh apo mban gjëra me to, dhe nuk e përdor për interesat dhe të mirat e tua apo familjare, por ia jep dikujt tjetër, kujtdo qoftë. Në fund, kjo nuk bëhet për ta hequr qafe [në kuptimin e sadakait], nuk quhet sadaka dhe nuk quhet lëmoshë, por thjesht hiqet qafe.

 

Hoxhë Dr. SHEFQET KRASNIQI