Pyetja:

Çfarë medhhebi kanë pasur këta dijetarë: Imam Neveviu, Ibn Kajim El Xhevzi dhe Muhamed Sa’id Ramadan El Buti?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Imam Neveviu në medhheb ka qenë shafi, por në librat e tij sikurse “El Mexhmu”, “Sherh Sahih Muslim”, etj., vërehet se ai përzgjedh mendime edhe jashtë medhhebit të tij, kështu që ky dijetar numërohet nga studiuesit dhe hulumtuesit që nuk janë kufizuar në mendimet e tyre vetëm brenda medhhebit që i atriuboheshin.

Ibën Kajim el Xhevzije i atribuohet dijetarëve të medhhebit hanbeli, por edhe ky sikurse imam Neveviu, nuk është ndalur vetëm brenda mendimeve të medhhebit që i përkiste.

Ndërsa Muhamed Seid el Buti i përket medhhebit shafi, megjithëse ai nuk ka qenë prej dijetarëve të mëdhenj, madje shquhet për gabime të shumta.

Alaudin Abazi