Cili është kuptimi i “përmendjes (dhikrit)” në ajetin:
﴿قَدْ أَفْلَحَ مَنْ تَزَكَّى ۞ وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّى﴾
Është pyetur shejh ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- për këtē ajet
Pyetja:
Thuhet në ajet: “Me të vërtetë ka shpëtuar ai që është pastruar, ai i cili e përkujton madhërin e Zotit të vet dhe pastaj fali namazin.”
Cili është kuptimi i “dhikrit” këtu? A është fjala për “La ilahe il-lAllah” apo për diçka tjetër? Ju lutem na sqaroni, Allahu ju shpërbleftë me të mira dhe ju dhëntë jetë të gjatë, o dijetarët tanë.
Përgjigjja:
Fjala e Allahut:
﴿قَدْ أَفْلَحَ مَنْ تَزَكَّى﴾
do të thotë: ka shpëtuar ai që është pastruar nga shirku dhe nga mëkatet e tjera.
Ndërsa fjala:
﴿وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّى﴾
i përfshin të gjitha llojet e përmendjes së Allahut – dhikrin – ndërsa namazi është i njohur.
Disa prej dijetarëve të tefsirit kanë thënë se “përmendja e Allahut” në këtë ajet nënkupton hutben e xhumasë, dhe “falja” nënkupton namazin e xhumasë, sepse Allahu thotë:
﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِنْ يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ﴾
“O ju që keni besuar! Kur bëhet thirrja për namaz ditën e xhuma, nxitoni për atje ku përmendet Allahu….”
Por mendimi më i saktë është se ajeti është i përgjithshëm dhe i përfshin të gjithë ata që e përmendin emrin e Allahut dhe më pas falin namaz — qoftë kjo në xhuma apo në raste të tjera.
Përmendja e emrit të Allahut bëhet
duke thënë La ilahe il-lAllah
duke thënë SubhanAllah, Elhamdulillah, etj.
madje edhe përmes veprave të adhurimit, sepse adhurimi në vetvete është formë e dhikrit.
Pyetje shtesë:
Disa njerëz e lidhin këtë ajet me Ramazanin.
Përgjigjja e shejhut:
Përmendet nga Omer bin Abdil-Aziz se ai e shihte këtë ajet si aludim për Zekatin e Fitrit, për shkak të fjalës: “ka shpëtuar ai që u pastrua”. Por kjo nuk është kufizim i ajetit, por një prej kuptimeve që hyn brenda kuptimit të përgjithshëm të tij.
Burimi:
Fetvatë “Nur ala ed-Darb”, kaseta nr. 72
https://telegram.me/Mesofenetende




