Pyetja:

Çfarë të themi kur ndodh diçka që nuk të pëlqen?

***

Përgjigjja:

Kur ndodh diçka që nuk na pëlqen, themi ashtu siç na ka mësuar Pejgamberi ﷺ:

Ḳaderull-llãhi we mã shãe fe’al.

(Ky qe kaderi i Allahut. Atë që deshi Ai, e bëri).

Pejgamberi ﷺ thotë:

Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur për Allahun sesa besimtari i dobët, megjithatë te secili prej tyre ka mirësi. Trego interesim për atë që të bën dobi, kërkoji ndihmë Allahut dhe mos u bëj i paaftë! Nëse të godet diçka, mos thuaj: ‘Sikur të kisha bërë kështu, do të bëhej kështu e ashtu’, por thuaj: ‘Ishte kaderi i Allahut. Atë që deshi, e bëri.” [1]

Komisioni i përhershëm për fetva dhe studime

Përktheu: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

——————————

[1] Muslimi