Pyetja:

Çfarë thotë feja Islame rreth vizatimeve (pikturave) të cilat njerëzit i varin nëpër mure?

***

Përgjigjja:

Në fenë Islame ndalohet varja e vizatimeve nëpër mure, qofshin ato vizatime të vogla ose të mëdhaja. Pra, edhe nëse nuk është vizatimi në formën e tij të plotë (dmth. shihen vetëm disa pjesë të trupit i cili është vizatuar, psh, koka me shpatullat, etj). Këtu shihet qartë se është për qëllim madhërimi dhe shenjtërimi i atyre skulpturave. Thelbi dhe esenca e shirkut (të bërit ortak Allahut në adhurim), rrjedh nga ky lloj teprim i skulpturave dhe varjeve së tyre në vende publike. Islami sjellë parandalime mbrojtëse për t’i mbrojtur njerëzit në çdo aspekt të jetës së tyre. Gjithashtu, transmetohet nga Abdullah Ibën Abbasi, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se fillimi i përhapjes së shirkut ishte tek populli i Nuhit alejhis selam, ishte se ata i vlerësonin njerëzit e mirë në mesin e tyre, edhe nëse vdiste personi në fjalë ata e tepronin në lavdërimin e tyre, dhe shejtani me metodat e tij të ndryshme për t’i devijuar robërit e Allahut, ia bëri të dashur në mesin e tyre si rrespekt për të vdekurit t’i ndërtonin skulptura dhe sa herë që përmalloheshin dhe bënin ibadet për t’i kujtuar ata (të vdekurit e tyre). [1]
Nuk kaloi shumë kohë u realizua projekti dhe dëshira e shejtanit, këto pikturime filluan pas një kohe jo shumë të largët të adhuroheshin në mesin e njerëzve. Këto janë parandalime të fesë së pastër Islame! Ai i cili i respekton, do të shpëtojë nga shirku! Ndërsa, ai që nuk i respekton, ruana Zot bie në shirk, qoftë kjo periudhë kohore e menjëhershme apo e mëvonshme, ngjajshëm me popullin e Nuhut alejhis selam!

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani

————————–

[1] Buhariu