Pyetja:

A lejohet të japim selam me fjalët: “Eselamu ala menit tebeal huda (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi pasuesit e udhëzimit)’’, si dhe si t’i japim selam atyre në mesin e të cilëve ka muslimanë por edhe mosbesimtarë?

***

Përgjigjja:

Me fjalët e lartpërmendura nuk lejohet t’i japim selam muslimanëve, sepse ato fjalë Muhamedi ﷺ, i ka përdorur në momentet kur u dërgonte letra jobesimtarëve. Vëllaut musliman i jepet selam duke i thënë: “Es-selamu alejkum!”

Ndërsa me fjalët: “Es-selamu ala menit tebeal huda” (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi pasuesit e udhëzimit), mund t’i thuash personave të cilët nuk janë musliman ose nuk e pasojnë rrugën e udhëzimit. Kurse sa i përket asaj se si duhet muslimani t’i përshëndes me selam nëse aty gjenden edhe muslimanë edhe jomuslimanë, në këtë rast thuhet vetëm:”Es-selamu alejkum’’, duke thënë këtë vetëm për muslimanët .

Allahu është më i Dituri!

Shejh Ibnn Uthejmin, Mexhmu’u fetava ve resail, 3/35.

Përktheu: Suad B. Shabani