Pyetja:
Çfarë trajtimi ju jep Islami njerëzve që përhapin besëtytni?
***
Përgjigjja:
Ata që fusin besëtytni ndërmjet besimtarëve muslimanë, së pari duhet të këshillohen, e nëse nuk ndalin, atëherë në sheriat ka dënime të papërcaktuara (Tazir) dhe të përcaktuara (Hudud). Për ato raste që besëtytnia është nga shirku vogël, si p.sh., të besosh se nëse macja e zezë nëse ta pret udhën, nuk duhesh të vazhdosh, se ka për të ndodhur ndonjë gjë e keqe, dënimi jepet nga lloji tazir dhe këtë e cakton kadiu. Nëse është nga besëtytnitë ku kryhet shirku i madh, si sihri, ai që merret me sihër ekzekutohet aty ku kapet. Dhe këtë e kryejnë organet kompetente të shtetit islam. Për sa i përket fallxhorit, Ebu Mesudi radijallahu anhu ka thënë se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar nga kundërvlera e qenit, mehri i lavires dhe bakshishi për fallxhorin.